Të bësh biznes në shqipëri është bërë shumë sfiduese, pasi klima ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm, në vitin që lamë pas, duke shënuar rënien më të madhe të indeksit  të raportuar nga ana e biznesit.

Dhoma amerikane e tregtisë publikoi anketimin e përvitshmëm, ku tregusi I klimës ekonomike arriti në 38 pikë nga 100 të mundhshme, me një rënië prej 5 pikësh nga ideksi I  mëparashëm.

Në raport me një vit më parë, 23 tregues janë në përkeqësim dhe vetem 4 kanë shënaur përmirësim.

Anketimi tregon një rënie në klimën e biznesit 2019, përveç tërmeteve, ka edhe pengesa strukturore që bëhen pengesë. Disa problematika janë: Klima politike, Konkurrenca e padrejtë, Korrupsioni. Në tre prioritetet që kam që është rritja e marrëdhënieve për mbrojtjen dhe rritja e investimeve, secila ndikohet nga korrupsioni, shpresoj që komiteti i biznesit do të shikojë për zgjidhje praktike. Njerëzit janë të mërzitur nga deklaratat se kush e ka fajin duan politika për të arritur një standard të mirë jetese. Shqiptarët duan zgjidhje dhe që udhëheqësit të punojnë së bashku dhe qeveria të mundësoj një të ardhme më të mirë, të luftohet korrupsioni dhe të kenë një ekonomi më të mirë. Sërish ju sfidoj të gjithëve që ta përdorni raportin e sotëm për të korrigjuar gabimet- tha Yuri Kim.

Klima e acaruar politike, korrupsioni, mungesa e konkurrencës si dhe vështirësitë për të gjetur staf të kualifikuar janë arsyet krysore. Por këto shqetësime kanë qënë prezente në ekonominë tonë, por ajo që vihet re qështë se monopolot dhe procedurat jo transpoarnte janë shtuar.

Janë këto arsye që për përfaqësuesen e partisë demokratike Jorida Tabaku platforma  që PD  ofron për një taksë të sheshtë është  sistemi i duhur për ekonominë.

Përballë kësaj panorama të zymte, ministri për sipërmarrjen Eduart Shalsi tha se qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash që synojnë përmirëesimin e shërbimeve, duke shmangur korrupsionin.

Në anketim kanë marrë pjesë 222 kompani që përfaqësojnë 21 % të  ekonomisë shqiptare. Rezultate e këtij anketimi i përkasin vitit 2019 dhe nuk përfshijnë efekte e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *