Një doktor i spitalit rajonal në Berat është dërguar me urgjencë në spitalin e Infektivit në Tiranë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se mjeku është kirurg dhe ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Mjeku që është rreth 40 vjec vuan nga diabeti dhe për këtë arsye gjëndja e tij shëndetesore ka pasur një përkeqësim që i ka detyruar autoritetet shendetesore ne Berat që ta nisin për në kryeqytet.

Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat mbylli repartin e Kirurgjisë për të bërë të mundur dezinfektimin e ambjenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *