E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përkeqësimi i kushteve të motit, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

Kapitaneria e portit të Vlorës ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit jashtë Gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 14:00 e datës 3 tetor 2025, deri në orën 06:00 të datës 4 tetor.

Ky vendim vjen pas paralajmërimeve për përkeqësim të kushteve të motit, me erëra që pritet të arrijnë shpejtësi deri në 15-20 m/s dhe dallgë me lartësi 1.5 deri në 2.5 metra.

Reklamë

Kapitaneria kërkon marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë operimin normalisht sipas destinacioneve të planifikuara./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë