E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përjashtime nga taksa e pronës

 

Pensionistët e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike, banesat sociale, si dhe kategoria e invalidëve do të përjashtohen nga tatimi mbi ndërtesën. Komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e mazhorancës për këto kategori, të cilat në total arrijnë në afro 90 mijë familje në të gjithë vendin.

 

Por dilema që do të shoqërojë zbatimin e kësaj takse është kush do të quhet vlerë tregu mbi të cilin do të aplikohet tatimi?

 

Taksës së pronës do t’i nënshtrohen edhe ato familje që janë në proces legalizim. Ndërsa ajo do të përfshihet tek fatura e energjisë elektrike dhe do të paguhet çdo muaj ose një herë në tre muaj.

 

Komisioni i Ekonomisë dëgjoi edhe opinionin e komunitetit të biznesit lidhur me paketën fiskale 2018. Sipërmarrësit kërkuan që mazhoranaca të mbajë premtimet elektorale.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video