Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndërmori aksione në terren në qytetet Fier dhe Berat.

Kontrolli u bë  në Pikat e Grumbullimit të Perimeve dhe Frutave sidomos pas alarmit të dhënë nga shoqëria civile dhe qytete të ndryshëm për perdorimin pa kriter të pesticideve nga fërmeret.

AKU bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit janë inspektuar një sërë subjektesh duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide dhe për rastet kur është konstatuar mos përmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve.

Në informacionin e shpërndarë për mediat nga AKU thuhet se shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit.

AKU bën të ditur se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashkëkohore.

Gjithashtu janë brenda parametrave të sigurisë të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *