Subscribe

Tre raste të reja me koronavirus janë shënuar  gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit. Njëri prej të infektuarve është efektiv policie, për të cilin thuhet se ka rezultuar pozitiv për herë të dytë dhe ka infektuar edhe bashkëshorten.

Edhe këtë të premte, Kruja ka shënuar sërish raste të reja me virus. Një grua është infektuar nga e bija. Kjo e fundit është punonjëse në një fasoneri. Ndërkohë, bëhet fjalë edhe për një mësues të prekur.

Po ashtu, dy raste janë regjistruar edhe në Belsh, nënë e bijë.

Ndërkohë, në Vlorë sot kanë rezultuar pozitivë me COVID pesë persona. 4 prej tyre janë familjarë të 40-vjeçarit, i cili punon si bojaxhi dhe rezultoi pozitiv nje dite me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *