E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përgjysmim të rrogës mujore dhe refuzim të lejes vjetore/ Punonjëset e fasonerisë në Bilisht dalin në protestë

Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë protestuar ditën e sotme. Shkak i kësaj proteste ka qenë përgjysmimi i pagave mujore.

 

Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes. Kjo është hera e dytë që të njëjtat punonjëse të kësaj fasonerie ngrihen në protestë për të njëjtat arsye.

 

Për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonërive të tjera, se gjithccka do të marrë rrugën e zgjidhjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë