Zbulohet biseda e përgjimit ambjental mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, që është realizuar në Prokurorinë e Krujës.

 

Biseda e përgjimit ambjental mes dy të rinjve është siguruar nga Vizion Plus, ku vihet re se dy protogonistët kanë diskutuar në lidhje me deklaratat që kanë dhënë në prani të prokurores Mirela Kapo dhe se duhet të jenë të kujdesshëm në atë çfarë do të thonë.

 

Në këtë bisedë përgjimi Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Rraja: Ca ke dhënë në deklaratë?

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.

Rexhepi: Ku do t’flasësh?

Xhisiela: N’Tiranë

Rexhepi: Po a e kena lanë që kena shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Xhisiela:Ku di gjë unë jena rraf njëqind herë, se jena rrafë me ne! Edhe unë t’kam rrafë njeherë, ta dishë! Do t’denoncosh?

Rexhepi: Pistolet nuk kam përdor naj herë prandaj me vjen inat.

 

Përmes kësaj bisede mes Rrajës dhe Malokut, nuk kuptohen shumë detaje pasi duket se të rinjtë janë treguar të kujdesshëm, dhe flasin të rezervuar e kode me njeri tjetrin. Referuar bisedës, 25-vjecarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores ka është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.

 

Ndërkohë në pjesën e fundit të bisedës, vihet re se të rinjtë i drejtohen me fjalë fyese njëri tjetrit, ndërsa në përfundim të bisedës ata thonë se do të shkojnë diku për të drekuar.

Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë nai gjo se vdiqa?

Rexhepi: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.

Xhisiela: Do vijsh ti?

Rexhepi: Po do vij unë. Prandaj po t’ them mos prish punë.

Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre m’çmene. I kam hudh fare, m’kanë marrë në pytje disa herë.

Rexhepi: Po mirë unë du ta shikoj ta lexoj.

Xhisiela: Po i kam hedh mor qafsh t’gjithë.

 

Ndërkohë, këtë të mërkurë Xhisiela Maloku, u paraqit jashtë ambienteve të gjykatës ku kërkoi lirimin e djalit të deputetit të PS. Ajo u shpreh se çdo gjë është e sajuar dhe se Rexhep Rraja duhet të lirohet pasi çdo gjë e kishte bërë për xhelozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *