Përgjimi i 15 është një bisedë mes biznesmenit Bekim Krashi dhe një person i paidentifikuar, të cilët flasin qartë për blerje votash.

 

Nga përgjimi dëgjohet që personi i paidentifikuar e pyet biznesmenin se sa para mund të ofrojnë për një votë, sepse ai ka dy familje me gjithsej 5 vota. princi për një votë është rreth 4000 lekë

 

Bekim Krashi: Alo

0686795208: O Bekim si je a je mirë?

Bekim Krashi: Hë, cfarë ke bërë si ja kalove?

0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?

Bekim Krashi: Hë…

0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

0686795208: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

0686795208: Po ai do diçka mor burri dheut si do ja bëjmë?

Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë.

Bekim Krashi: Sa?

0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu.

Bekim Krashi: Kush Fiqiri?

0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, nuk e di a është me letra.

Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo, ato.

0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Bekim Krashi: Sa vota ka?

0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha.

Bekim Krashi: 5

0686795208: Eeee

Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?

0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40-çe apo 30-çe për kokë

0686795208: 40 për votë ëëëë?

Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre

0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh

0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus.

Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edhe 20

0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim

Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo

0686795208: Hë?

Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon

0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani

Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *