E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përgjimet/Stresi i kërkon ndihmë grupit të Bajrave  

Përgjimet telefonike kanë qenë ato që kanë fundosur reperin e njohur Stresi. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të premten bisedat telefonike mes Stresit dhe një mikut të tij, të cilin e informon mbi kontrollet e policisë në zonën ku ai vepronte.

 

Personi në fjalë është pjestar i bandës së “Bajrave”. Bandë që u godit pak kohë më parë nga ana e policisë.

 

Reklamë

Por pikërisht këto përgjime ishin ato që e fundosën para Gjykatës përfundimisht shpresën e reperit për të fituar lirinë.

 

Vizion Plus ka mundur të sigurojë një kopje të përgjimeve telefonike mes reperit Stresi dhe anëtarit të bandës së Bajrave. Në kopjen e siguruar të përgjimeve, Stresi e informon mikun e tij se policia i ka sekuestruar pistoletën gjatë një ndjekjeje dhe se shumë shpejt do ta zbulojnë.

 

Stresi i kërkon anëtarit të bandës së Bajrave që të ndihmojë për të dal jashtë vendit pasi e ka punën shumë pisk. Pikërisht këto detaje ishin dhe ato që ia vështirësuan punën reperit Arkimed Lushaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë