Subscribe

Audiopërgjimet për lidhje me fondet ruse, pas zëvendëskancelarit austriak kanë përfshirë edhe Zëvendëskryeministrin Italian Matteo Salvini, duke tronditur politikën e vendit fqinj.

 

Portali amerikan Buzzfeed ka publikuar disa regjistrime, për të cilat shkruan se ato faktojnë lidhjet e Salvinit me Kremlinin, si dhe dyshimet per financime sekrete nga njerëz pranë presidentit Putin.

 

Bëhet fjalë për një përgjim të  muajit tetor të vitit të shkuar  ndërmjet legistit Gianluca Savoini , një njeri i afërt me Salvinin, njëherësh kryetar i shoqatës Lombardia-Rusia dhe disa rusëve.

Ata bisedojnë për një strategji anti-europiane dhe afera biznesi në sektorin e natës, si dhe për një marrëveshje  me financim rreth 65 milionë euro për  partinë e salvinit.

 

Sipas medias amerikane, në audiopërgjime legisti Gianluca Savoini në bisedë me rusët thotë se  “në maj do jenë zgjedhjet europiane dhe duhet  një Europë  e re, që duhet të jetë pranë Rusisë dhe se Salvini është i pari që kërkon ndryshme në Europë, së bashku me aleatët austriakë e hungarezë”.

 

Pas publikimit te pergjimit, Matteo Salvini reagoi në rrjetet sociale.

 

MATTEO SALVINI

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR I ITALISË

 

Është e gjitha qesharake, nuk kemi kërkuar asnjëherë një ruble , një dollar asnjë liter vodkë nga Rusia. Respektoj punën e të gjithëve, kam një ndërgjegje të pastër. Do të denoncoj të gjithë ata që më përfshijnë mua e Lidhjen, në këtë ngjarje.

 

Regjistrimi audio përkon në të njëjtën ditë me vizitën e Matteo Salvinit në Moskë, ku është takuar me disa sipërmarrës të rëndësishëm rusë.

Kryeministri Giuseppe Conte ka mbështetur Salvinin duke u shprehur se ka besim te ai, por theksoi gjithashtu nevojën që gjyqësori të trajtojë  këtë çështje.

Përgjimet dalin në pah vetëm pak ditë pas vizitës zyrtare të Presidentit rus Vladimir Putin në Romë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *