E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përgjimet e reja të “Babales”, Çlirim Gjata: Faktojnë manipulimin e të vërtetës nga pushteti

Partia demokratike ka vijuar denoncimet lidhur me çështjen Babale.

 

Duke iu referuar përgjimeve shtese te publikuara nga deputeti Ervin Salianji, PD thotë se tashme është faktuar se policia, shërbimi sekret dhe prokuroria kane mbuluar te vërtetën lidhur me vëllain e ish-ministrit te brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

Reklamë

Ne videot e publikuara sipas PD, tregohet se drejtori i policisë se Fierit është kthyer ne shërbëtor te një trafikanti, te cilin e kishin përdorur si dëshmitar te rreme kundër opozitës.

 

Ne përgjime-thekson opozita-dalin emra te njohur te partisë socialiste, përfshirë edhe Taulant Ballen. Për këto arsye PD thotë se largimi i Edi Rames nga pushteti është domosdoshmëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë