Pas barazimit ne miqësore kundër Marokut 0 me 0, përfaqësuesja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet per testin e parë të madh pas eksperiencës së bukur ne Euro 20-16. Kuqezinjtë do të hapin fushatën e ndeshjeve kualifikuese për botërorin e vitit 20178, më takimin e datës 5 shtator në mbrëmje kundër Maqedonisë. Shqipëria është pjese e grupit G, me rivale shumë të vështirë mes të cilëve Spanja e Italia, kështu që një start pozitiv me fitore kundër fqinjëve maqedonas do të jetë më shumë rëndësi. Ndeshja me Marokun tregoi se shumica e lojtarëve kuqezi janë në formën e duhur dhe tashmë i mbetet trajneri de Biasi të zgjedhe formacionin e duhur per këtë përballje. Stërvitja e parë pas miqësoren me Marokun e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, ishte një séance jo shume e ngarkuar ndërsa grupi është i plote dhe pa problem. Ra në sy vetëm mungesa e Rey Manajn. Talenti lushnjar që nuk luajti kundër Marokut, është huazuar tek kombëtarja shpresa për një ndeshje shumë të rëndësishme që 21 vjeçaret kanë kundër Greqisë në sfidat kualifikuese te europianit. Ne raport me miqësoren e fundit, pritet qe shumica e lojtarëve që ishin në fushë kundër Marokut te konfirmuan edhe kundër Maqedonisë, edhe pse ndryshimet nuk do të mungojnë. Kështu pritet që Agolli të rikthehet në fashon e majtë të mbrojtjes, teksa do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në mesfushë Memushaj është me i favorizuar sesa Basha. Lenjani, Hyka e Gashi do të luajnë për 2 vende ndërsa në sulm ka një balotazh mes Cikalleshit e Sadikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *