E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përfundon takimi mes Blinken dhe ministrit kinez, zgjati mbi pesë orë

Takimi mes sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang, raportohet të ketë zgjatur për më shumë se pesë orë.

 

Vizita, e para e një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse 5 vite, do të zgjasë dy ditë dhe siç kanë bërë me dije amerikanët ka për qëllim kryesor vendosjen e urave të komunikimit dhe stabilizimin e raporteve mes dy vendeve, që janë bërë eksremisht të tensionuara gjatë kohëve të fundit.

 

Reklamë

Lufta në Ukrainë, mosmarrëveshjet tregtare lidhur me teknologjinë e avancuar kompjuterike dhe të drejtat e njeriut në Kinë janë pjesë e temave që pritet të diskutojë Blinken me zyrtarët në Pekin.

 

Vizita e planifikuar prej kohësh u shty para 5 muajsh, kur një balonë e dyshuar kineze e spiunazhit fluturoi në hapësirën ajrore amerikane.  Përveç çështjes së balonës së spiunazhit, ajo çka ka përkeqësuar marrëdhëniet, është edhe stërvitja ushtarake e Kinës pranë Tajvanit me qeverinë e të cilit SHBA mban raporte të ngushta.

 

Paraprakisht të dyja palët janë shprehur se nuk kanë pritshmëri të larta për ndonjë rezultat të madh nga ky takim. Ndërsa zyrtarët kinezë kanë vënë në pikëpyetje nëse SHBA është e sinqertë në përpjekjet e saj për të përmirësuar raportet.

 

Është ende e paqartë nëse Blinken do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping.

Vazhdo të lexosh

Reklamë