E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Video · Kosova

Përfundon takimi Kurti-Mustafa/ A ka marrëveshje mes palëve?

Takimi mes kryetarit të LDK, Isa Mustafa dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përfunduar. Krerët u takuan këtë të hënë për të arritur marrëveshjen për qeverinë e re në Kosovë.

 

Takimi zgjati më shumë se dy orë, por ende nuk dihet nëse palët u dakordësuan për koalicionin qeverisës. Më herët gjatë të hënës, Isa Mustafa u shpreh optimist se çdo gjë do të zgjidhej gjatë këtij takimi dhe se do të gjendej gjuha e përbashkët.

 

Reklamë

“Jam i përkushtuar që të ketë marrëveshje sot, sepse nuk ka kuptim që të vazhdojmë kështu. Po bëjmë përpjekje  për marrëveshje.”

 

Nëgociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e posteve, fillimisht atë të presidentit dhe më pas edhe të kryeparlamentarit.

Më shumë video

Reklamë