Përfundon takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësisë së naftëtarëve.

Pas mbledhjes në Bashkinë e Fierit, kreu i sindikatës, Sokol Dautaj ka dhënë një prononcim për mediat, ku deklaroi se çështja e pagave të prapambetura nuk u mor përsipër nga asnjëra palë.

Ai shtoi se iu takon punëtorëve të vendosin nëse do të rikthehen apo jo në grevë.

“Ne kërkojmë të marrim pagat që kemi fituar në gjyq. Gjithçka do të diskutohet edhe njëherë. Nuk kemi kaluar në detaje. Nëse arrihet marrëveshja për pagën për një kohë të caktuar. Unë nuk thashë që dolëm nga takimi të lumtur. Ne diskutuam një projekt që ata kanë. Ne kishim dy opsione. Unë nuk kam negociuar një ofertë. Pagat nuk u morën përsipër nga asnjëra pale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *