Subscribe

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak, kanë përfunduar takimin me partitë opozitare të Kosovës në zyren e BE-së në Prishtinë.

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se nuk i ka parë kurrë më të shqetësuar ndërkombëtaret.

 

“Zgjidhja e situatës i takon Qeverisë së Kosovës, përgjegjësia i takon asaj”, tha Krasniqi pas takimit, duke theksuar se opozita shprehi gatishmërinë të punojë për përmirësimin e marrdhënieve me aleatet si SHBA-ja dhe BE-ja.

 

Ai nuk iu përgjij pyetjes se a i mbështet kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, raporton REL.

 

“Nuk do të spekuloj, pasi që një gjë e tillë nuk është diskutuar deri më tash”, shtoi Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *