E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon takimi i dytë Rama- Meta

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë përfunduar takimin e dytë të ditës së sotme, i cili ka zgjatur rreth 90 minuta.

 

Nuk është bërë publike asnjë detaj nga takimi i zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, teksa nga media njoftohet se,  PDIU dhe LSI kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre Komisionin e Posaçëm Parlamentar për ngritjen e trupave të Vetingut.

 

Reklamë

Kështu PDIU ka zgjedhur, kryetarin e saj Shpëtim Idrizi, ndërsa LSI ka zgjedhur kryetarin e grupit parlamentar, Luan Rama.

 

Partia Socialiste ende nuk ka paraqitur propozimet e saj për komisionin e Posaçëm Parlamentar për ngritjen e trupave të Vettingut.

 

Ndërsa Partia Demokratike ka bojktuar tashmë Kuvendin prej 17 ditësh, që prej protestës së 18 shkurtit dhe çadrës së ngritur përpara Kryeministrisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë