E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përfundon Samiti i liderëve europianë, Von der Leyen: Duhet garanci për Ukrainën!

Ka përfunduar Samiti i liderëve europianë për Ukrainën të zhvilluar në Londër.

Në fjalën e saj, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Evropa duhet të riarmatoset urgjentisht.

Gjithashtu nënvizoi se liderët patën një diskutim të mirë dhe të sinqertë, duke u ndalur në atë që nevojitet për ta vendosur Ukrainën në një pozicion të fortë.

Ajo tha se Ukraina ka nevojë për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke mbështetur pozicionet e saj ekonomike dhe ushtarake.

Reklamë

Von der Leyen i dërgoi gjithashtu një mesazh presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ne jemi gati së bashku me ju të mbrojmë demokracinë, të mbrojmë parimin se ekziston një shtet ligjor që nuk mund të pushtoni fqinjin tuaj ose nuk mund t’i ndryshoni kufijtë me forcë”, tha ajo.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë