E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Video · Politikë

Përfundon mbledhja e PS, nga marrëveshja për refugjatët tek ndryshimet e masave ndëshkimore, përcaktohet axhenda e së enjtes në Kuvend

Marrëveshja për refugjatëve me Italinë do të diskutohet në seancën plenare të së enjtes, më herët seç ishte parashikuar.

Vendimi u mor në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u përcaktuar edhe axhenda që do të ndiqet në mbledhjen e Kuvendit të enjten.

Po ashtu, mazhoranca vendosi që drafti i prezantuar lidhur me ndryshimet e masave ndëshkimore të votohet të enjten.

Drafti i prezantuar ashpërson skajshëm masat ndëshkimore ndaj të gjithë deputetëve që shkaktojnë rrëmujë, kaos dhe tensione në Parlament dhe u prezantua pas tensioneve të shkaktuara nga opozita në seancat plenare..vizionplus.tv/

 

Më shumë video

Reklamë