Subscribe

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.

 

Në një prononcim për mediat, Rama bëri të ditur se në mbledhje u diskutua për procesin e zgjedhjeve në parti dhe për kryetarët e njësive. Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri, kreu i qeverisë deklaroi se sot kanë nisur diskutimet zyrtare.

 

“Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes në zgjedhjeve në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në asamblenë kombëtare do të miratojmë një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në kryesi që burojnë nga detyrimet në funksion të plotësimit të kuadrit të rregullave të funksionimit të partisë

 

Pati një informacion nga grupi i posaçëm dhe sot sipas informacionit që morëm kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvend në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë sesa shumica jonë.
Nëse ka vullnet patjetër që shanset janë të mira. Ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.