Subscribe

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që 43 deputetët të zhvillojnë takime çdo javë për të pasur në fokus aktualitetin dhe qëndrimin që opozita do të mbajë për çështje të caktuara.

 

Kjo mbledhje kishte si synim forcimin dhe tejkalimin e ndasive të opozitës, duke bërë që opozitarët të unifikohen në qëndrimet e tyre. Në tryezën e thirrur nga Gazment Bardhi morën pjesë 43 deputetë demokratë.

 

Sikurse pritej, të pranishëm ishin deputetet e grupit të “Rithemelimit” që drejtohen nga Sali Berisha, e po ashtu edhe ata që janë në krah të Bardhit, deri dje bashkëpunetore të Bashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *