Rajoni
Përfshihet nga flakët spitali COVID në Greqi, 20 pacientë të bllokuar, një i vdekur

Reparti Covid në spitalin Papanikolaou të Selanikut është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure.
Sipas mediave greke, në momentin që ra zjarri, në repart ndodheshin 20 pacientë, të cilët po trajtoheshin për koronavirus. Medat greke raportojnë se një person ka ndërruar jetë. Ai u gjet i karbonizuar në katin e dytë të godinës.
Raportohet se zjarri është shkaktuar nga një cigare e ndezur nga pacienti.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




