E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët makina në Lukovë, lëndohen turistët

Një automjet është djegur plotësisht paraditen e sotme në vendin e quajtur “Big te Harcales”, në Lukovë.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin disa shtetas të huaj, të cilët kanë arritur të dalin në kohë, duke pësuar vetëm lëndime të lehta.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Sarandës, e cila ka ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se mjeti ishte në përdorim nga turistë nga Polonia.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë