Një magazinë me ushqim për bagëtitë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë të Korçës.

 

Mësohet se magazina është në pronësi të shtetasit me iniciale A.D., i cili ka pësuar djegie trupore në tentativë për të shuar flakët.

 

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *