Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën në liqenin...

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin e Policisë...

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan...

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të Jemenit

Ibrahimoviç tërbon suedezët, shkon me Kardinalen te shfaqja e...

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup

Përfitimet e dietës me pak kripë, ja cilat ushqime rekomandohen

29 Mars 19:54

Termi “regjim ushqimor i ulët në natrium ” nënkupton që në përditshëmri marrja e sasisë së kripës jo vetëm që nuk duhet t’i kalojë limitet por duhet të jetë edhe më e ulët.

Ndjekja e një regjimi ushqimor me pak natrium është diçka që shumë njerëz përpiqen të bëjnë për të përmirësuar shëndetin e tyre. E kjo sidomos nëse vuajnë nga sëmundje të cilat përkeqsohen nga konsumi i tepërt i kripës, të tilla si presioni i lartë i gjakut apo sëmundjet e veshkave.

Cila është sasia e rekomanduar e natriumit?

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të rriturit të marrin më pak se 2,300 miligramë natrium në ditë. Me një kufi ideal prej 1,500 mg në ditë për shumicën e të rriturve, veçanërisht për ata me presion të lartë të gjakut.

Por duke qenë se sasi të tepërta kripe mund të gjenden në shumë ushqime të paketuara dhe të parapërgatitura, kjo mund të jetë sfiduese. Disa nga ushqimet që janë burime më pak të dukshme të natriumit janë mishi i pulës dhe i gjelit të detit, makaronat, buka dhe erëzat. Megjithatë, sasia e rekomanduar mund të ndryshojë, në varësi të shëndetit tuaj dhe historikut familjar të sëmundjeve të trashëgueshme.

Cilat janë përfitimet e një regjimi ushqimor me pak natrium

Edhe pse natriumi ose kripa është një përbërës që i jep shije gatimeve, ndjekja e një regjimi ushqimor me pak natrium lidhet me shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë:

Presion të shëndetshëm të gjakut.
Zvogëlohet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.
Përmirësimi i shëndetit të trurit.
Funksioni i shëndetshëm i veshkave.
Mund të përjetoni efekte afatshkurtra, të tilla si: të ndiheni më pak të fryrë ose të keni më pak etje.
Lista e ushqimeve me sasi të ulëta natriumi

Në mënyrë tipike, ushqimet që shijohen të papërpunuara kanë më pak natrium sesa ato që janë më të përpunuara. Mbani mend se disa nga këto ushqime mund të jenë të pasura me minerale që njerëzit me sëmundje kronike të veshkave duhet t’i kufizojnë sepse kanë sasi të larta kaliumi.

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet që shijohen të freskëta janë pa kripë apo natrium të shtuar. Të tilla janë mollët, rrushi, luleshtrydhet, patatet, shpargu, kërpudhat, shalqini, portokallet, spinaqi, karrotat etj. Kur bëhet fjalë për frutat e konservuara, kripa iu shtohet shumë rrallë. E sa i përket perimeve të konservuara, zgjedhja më e mirë është ajo që në etiketë shkruan “pa kripë”.

Drithërat

Shumica e drithërave mund të jenë pjesë e rëndësishme e një regjimi ushqimor me natrium të ulët. Disa zgjedhje të pasura me lëndë ushqyese përfshijnë kinoan, orizin kaf, makaronat me drithëra të plota, tërshërën etj.

Proteinat

Proteina luan shumë role të rëndësishme në trup dhe fatmirësisht shumë burime të proteinave janë natyrishëm pa natrium. Mishrat e tymosur, ato të pjekur dhe të konservuar, zakonisht janë të mbushur me kripë ose me përbërës me natrium. Megjithatë, mishi i freskët i viçit, i pulës, i peshkut janë të pranueshëm kur ndiqni në regjim me pak natrium. Disa burime të tjera proteinash përfshijnë vezët, fasulet, arrorët, kikirikët pa kripë etj.

Qumështi dhe nën produktet e tij

Shumë produkte të qumështit janë të mbushura me magnez, kalium dhe kalcium, lëndë ushqyese që mbështesin presionin e shëndetshëm të gjakut. Por disa, të tilla si djathi, mund të përmbajnë gjithashtu shumë natrium. Fatmirësisht, ushqime si vetë qumështi, kosi, gjalpi pa kripë dhe kefiri, janë disa nga produktet që mund të konsumoni pa frikë.

Yndyrnat e shëndetshme

Disa burime yndyrnash të shëndetshme që janë krejtësisht të pranueshme në një regjim me natrium të ulët përfshijnë vajin e ullirit, avokadon, salmonin, peshkun ton, sardelet, farat e lirit, farat chia, arrorët e pakripur dhe gjalpin e tyre.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
ushqime Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Temperatura deri në 32 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

“Shmangni shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njohur Edi Tushe

më shumë...

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për bashkëshorten: Jemi shpirt binjak, ajo është unë dhe unë ajo

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:31

Temperatura deri në 32 gradë celcius, parashikimi...

8:10

“Shmangni shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për...

2:31

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

2:07

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta...

2:02

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do...

1:04

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për...

12:33

Dy vite pa u parë, Moza nuk...

11:55

Finalja e madhe e Ferma Vip, kush...

11:46

Emocionuese/ Soni Malaj këndon në skenën e...

11:31

“Dashuria dhe martesa” Ilir-Moza, opinionistët shprehin rezerva,...

11:06

Nga Amerika në Ferma Vip, Iliri surprizohet...

10:41

“Forca, na ke bërë shumë krenar”, përlotet...

10:24

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA:...

10:05

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit...

9:31

Pritjes i erdhi fundi! Nis finalja e...

9:02

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët...

8:58

Sa herë që ndjeni ankth këto janë...

8:52

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

8:40

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën...

8:00

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin...

Më të klikuarat

  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.