E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përfaqësuesi i Iranit në OKB: Sulmi ndaj Izraelit ishte një domosdoshmëri

Përfaqësuesi i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani tha se sulmi daj Izraelit ishte një domosdoshmëri dhe duhej për të rivendosur parandalimin.

 “Çdo akt agresioni nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Kjo është kostoja që ky regjim duhet të mbajë”, tha Iravani, duke iu referuar Izraelit.

Sulmi iranian

Irani ka sulmuar Izraelin me raketa mbrëmjen e sotme.  400 raketa u hodhën drejt Izraelit, pas sirenave për sulm ajror që shpërthyen në të gjithë vendin. Flakët dhe raketat u panë në qiellin e Tel Aviv-it, sipas mediave shtetërore. Ushtria izraelite konfirmoi raportet dhe tha se raketat u hodhën në Izrael nga Irani.

Reklamë

“Sistemi i mbrojtjes ajrore është plotësisht funksional, duke zbuluar dhe përgjuar kërcënimet kudo që është e nevojshme, edhe në këto momente”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë