Belul Kokollari është arrestuar këtë të enjte në pikën kufitare të Morinës. 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka abuzuar seksualisht me nipin e tij të mitur 8-vjeçar.

 

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, 45-vjeçari, banues në fshatin “Malësi e Re” në Prizren, u kap nga Policia e Shtetit në Pikës Kufitare Morinë.

 

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *