Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ishin sot të pranishëm në Gjykatën e Apelit, teksa ende nuk ka një vendim për çështjen e kontrollit të partisë.

 

Deputeti i PD Dashnor Sula në një intervistë për studion e lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Aleksandër Furxhi, deklaroi se Rama është i interesuar që të mbajë të hapur konfliktin në selinë blu përmes gjykatës.

 

Sipas tij mosfunksionimi i një opozite në mënyrë normale, do të thotë mosfunksionim i sistemit demokratik në tërësi.

 

Unë si qytetar dhe si opozitar por edhe si deputet kam shqetësimin për të gjithë demokratët por edhe për shoqërinë shqiptare pasi opozita është aset i shoqërisë shqiptare. Nëse s’kemi një opozita që funksionon në mënyrë normale, atëherë i gjithë sistemi demokratik në tërësi nuk funksionon.

 

Opozita ka rol të rëndësishëm në kontrollin që do i bëjë qeverisë. Për këtë unë nuk dua të bëj interferime për personat X apo Y, por një gjë ka, që ka të interesuar që urojnë që ky vendim të jetë në kohën e duhur. Është një vendim që ka një ndjeshmëri dhe duhet të shqyrtohet sa më parë.

Kjo është në interes të qeverisë, të kundërshtarëve tanë politik dhe në Shqipëri nuk është nevoja të dalin me daulle dhe orkestër që të thonë jemi kundërshtarë”, tha Sula.

 

Deputeti i PD tha më tej se rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022 ishte si rezultat i interesit që kishte qeveria.

 

“6 marsi prodhoi një rezultat që ishte në interes të kësaj qeverie. Nuk ka asnjë arsye që pse trupa gjyqësore qysh nga marsi që është gjykuar në shkallën eparë dhe ankimi që është paraqitur nga grupi i deputetëve, hymë në muajin e 7 për tu gjykuar dhe nuk është gjykuar ky ankimim. Është një çështje që do u kushtojë një orë, sepse ka për të shqyrtuar në bazë të letrave që kanë përpara dhe nuk shqyrtohet”, tha Sula.

 

Sula hodhi poshtë edhe zërat se grupi “Basha” janë shtojcë e Edi Ramës.

 

“Nuk është  çështje numrash por ccështje parimesh. Nuk kemi gjë personale me Sali Berishën, por e kemi ccështje parimore dhe principale, sesi duhet të funksionojë PD.

 

Ne nuk do jemi shtojcë e Edi Ramës. Duhet parë se kush ka bërë më shumë opozitë, ccfarë iniciativash ligjore kemi marrë ne kuptohet se kush është me krahun tjetër”, tha ai.

 

Sula shtoi se nëse PD del e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme vendore rezultati do të jetë mjaft i kënaqshëm.

 

Në PD, nga të gjitha mundësitë në zgjedhjet vendore nëse del bashkë do të një rezultat shumë të mirë. Unë jam ushtar terreni dhe e di situatën se si ndodhen bashkitë. 7 bashkitë e qarkut Elbasan janë në gjendje tronditëse.

 

5 muaj pa marrë rrogat sepse nuk ka fonde. Është keqqeveriseur dhe kjo ka bërë që qytetarët të vuajnë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *