E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Përçahet opozita në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pranon përçarjen e opozitës kosovare. Ai ka deklaruar per mediat ne Prishtine se AAK, do te vazhdoje e vetme rrugën per te kundërshtuar dy marrëveshjet e qeverise, per bashkësinë e komunave serbe dhe te kufirit me Malin e Zi. Shkak është bere mungesa e konsensusit per vazhdimësinë e protestave pas nje ftohjeje te marrëdhënieve pas anulimit te protestës se 25 marsit. Haradinaj ka thëne se organizimi i tyre nuk mund te mbetet peng i vullnetit te nje partie. AAK njoftoi pak dite me pare mbajtjen e protestës se radhës kundër qeverise ne 14 maj, por kjo ide nuk u përkrah nga lëvizja Vetëvendosje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë