E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Përballja me Barcelonën, zikaltrit regjistrojnë rekordin e parë  

Edhe pse na ndajnë vetëm pak orë nga dueli mes Interit dhe Barcelonës, ndeshje kjo e vlefshme për Champions League, në “San Siro” është regjistuar rekordi I parë.

 

Mbi 5.8 milionë euro do të përfitojnë zikaltrit mbrëmjen e kësaj të marte si rezultat I shitjeve të rreth 78 mijë biletave.

 

Reklamë

Ky është një rekord i jashtëzakonshëm jo vetëm për Seria A, por për të gjithë futbollin italian.

 

Në Ligën e Kampionëve, rekordi i mëparshme i përkiste Romës, të cilët kishin grumbulluar 5.2 milion euro në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar ndaj skuadres blaugrana.

 

Përfitimet e kësaj përballjeje do të barazojnë rekordin e 28 prillit 2018, ku Inter priste kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë