E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Për pushime në Pogradec, vizitorët nuk e braktisin qytetin liqenor

Në Pogradec kanë nisur bashkëpunimet e para mes agjencive turistike dhe bizneseve për të tërhequr turistët në këtë periudhë pandemie.

Në qytetin liqenor, operatori turistik Ilir Gazi, po bashkëpunon me një agjenci turistike, më të cilën ofron jo vetëm akomodimin por edhe ushqimin.

Për nënkryetarin e Bashkisë, Bledi Çomo mundësia më e mirë bashkëpunimit mbetet me Maqedoninë e Veriut, shtetin që ka hapur kufijtë tokësorë me vendin tonë.

Pjesa më e madhe e vizitorëve vijnë nga qytetet fqinje për të bërë plazhin buzë liqenit, por edhe të shijojnë kulinarin e bukuritë natyrore të zonës.

Më shumë video

Reklamë