Ardhja e festave sjell jo vetëm emocione, por edhe shqetësime të vogla për të gjithë se çfaër do të duhet të gatuajnë, duke patur parasysh edhe rritjen e çmimeve.
Gledis Gegaj i njohur ndryshe si Buçko i cili ishte nëj nga personazhet më karizmatikë të “Ferma VIP 1”, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka treguar sekretin e një recete shumë të shijshme dhe pak të kushtueshme me të cilën shqiptarët mund të gëzohen për festa.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si ta bëjmë tryezën sa më të mirë, sa më të shijshme me pak shpenzime. Cilat janë pjatat që duhen
Gledis Gegaj: Çmimet janë rrit vërtetë shumë. Me rrogat që janë këtu. Unë e shoh pasi jetoj edhe në Itali. Çmimet në Itali në supermarket janë shumë më ndryshe. Nuk i ve edhe faj sepse fakti që i transportojnë kanë kosto edhe ato. Unë jam mësuar me një menu shumë të thjeshtë me datë 24. Sepse jam rrit në një qytezë shumë të vogël të Mirëditës dhe kam jetuar aty deri në 15 vjeç. Dhe atmosfera ka qenë gjithmonë familjare. Ndryshe nga viti i ri, që hanim drekën dhe dilnim për qefin tonë. Për Krishtlindje nuk guxonte njeri të dilte. Ishim të gjithë me familje. Ne në 24 bëjmë darkën, gatuajmë pa bulmete. Bëjmë byrekun me arra, peshkun dhe sallata. Pa bulmete në shenjë respekti dhe ndërimi, sepse në Betlehem nuk kishte mundësi për bulmete.





