E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Për herë të parë/ PPE nuk fton Partinë Demokratike në kongres

Për herë të parë partia popullore evropiane, në takimin e roterdamit qe zhvillohet te marten, nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Partisë Demokratike.

 

Për pasojë, forca më e madhe opozitare nuk do të kete te drejte vote ne zgjedhjen e Presidentit të ri të PPE.

 

Reklamë

Në situatën ku ndodhet Partia Demokratike, PPE ka ftuar Jorida Tabakun në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit dhe Belind Këlliçin e Albana Vokshin si Kryetare të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas.

 

Në Roterdam do të jetë edhe një demokrate tjetër, Majlinda Bregu, por ajo është si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë