Bota
Për herë të parë pas 1 muaji e gjysmë, dhoma e urgjencës në Bergamo është bosh

Në dhomën e urgjencës në një spital në Bergamo nuk ka më barela me bombola oksigjeni. Tashmë nuk duken as rreshta pacientësh që me padurim presin të marrin trajtim.
Reparti i mbushur me të afërm të pacientëve, mjekë e infermierë të rraskapitur po ashtu mungojnë. Duket si një makth i lënë pas.
Reklamë
Kjo është hera e parë që pas një muaji e gjysë dhoma e urgjencës në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo është bosh.
Korridoret janë të lirë, po ashtu edhe salla e pritjes. 45 ditë pas pandemisë, një nga spitalet me fluksin më të madh të pacientëve u çlirua.
Mesa duket, Italia ka nisur të shohë dritën në fund të tunelit, pas mijëra jetëve të humbura.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




