Subscribe

Bilanc tragjik nga një aksident i ndodhur në mesnatë në rrugën e “Rinasit”, ku mjeti me drejtues shtetasin A. A., u perplas me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Fatkeqesisht, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, Anila Berdaku., 42 vjeçe.


Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën Arjan Baloku, 30 vjeç (infermieri i ambulancës), Marsida Berdaku, 32 vjeçe ( motra e viktimes), të cilët ndodheshin në ambulancë.

Po ashtu në gjendje te rende eshte edhe Yrmelind Gashi, 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Po ashtu te plagosur jane edhe Ilir Shullazi shofer i ambulances dhe Antigon Abazi drejtues i mjetit tjeter.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *