Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Najada Çomo ka folur për sifdat me të cilat përballen bluzat e bardha në spitalet COVID.

Gjatë fjalës së saj në prezantimin e kandidatëve që do të garojnë në 25 prill, Çomo vuri në pah brishtësinë dhe vështirësitë e profesionit, veçanërisht në ato raste kur iu duhet t’iu komunikojnë anëtarëve të familjes së pacientit të shtruar që i dashuri i tyre ndërroi jetë.

Po ashtu, ajo theksoi se shumë infermierë dhe mjekë kanë humbur prindërit në ato spitale.

“Të duket sikur je i fortë, por ndërkohë ti vrapon ta mbyllësh celularin shpejt që të mos të kapin të përlotur. Ata nuk e kuptojmë që ne e mbyllin ndonjëherë para kohe që të mos na dëgjojnë që jemi duke lotuar. Kolegeve tona doktoresha u kanë ndërruar jetë prindi brenda në spital dhe u është dashur të jenë në punë. Infermiere, staf që kanë humbur familjarë dhe duhet të jenë po në punë nesër. Jam shumë e shkëputur në raportet familjare. E kam gjetur mirëkuptimin të bashkëshortit dhe vajzës. Ato pak orë që shkojmë dëgjojnë telefonin tim. Unë e kuptoj që jam njeri i bezdisur në familje sepse bisedat e mia janë rreth punës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *