Subscribe

Nga data 1 Prill nis ndarja e bonusit të paketës sociale për pensionistët si dhe indeksimi i pensioneve.

 

Të gjithë të moshuarve, që në total janë 675 mijë do t’iu indeksohet pensioni në masën 3.3 %.

 

“Nga data 1 Prill ne nisim indeksimin e përvitshëm të pensionit në masën 3.3%. Kjo masë indeksimi është më e lartë nga parashikimi fillestar, pasi shporta e mallrave dhe produkteve të pensionistëve është e ndryshme nga ajo që përllogarit INSTAT-i për familjet.”- shpjegon Astrit Hado, drejtor i ISSSH. 

 

Paralelisht po nga 1 Prilli, kush tërheq pensionin do të marrë edhe bonusin prej 3 mijë lekësh, i vlefshëm për tre muaj rresht. Por kush janë pensionistët që do të përfitojnë?

 

“Janë të gjithë pensionistët e invaliditetit të punës ku janë gjithsej 67 mijë, pensionistë familjarë që janë 66 mijë, janë fëmijët e jetim si dhe gratë/burrat e ve, pensionistët e pleqërisë që kanë pension 50% të pagës neto në shkallë vendi, pra të gjithë ata që marrin pension më të ulët ose të barabartë se 13 mijë lekë, do të marrin 9 mijë lekë për 3 muaj. Përfitues janë dhe ata pensionistë të vetmuar,  pra që janë kryefamiljarë ose janë dy pensionistë të vetëm të regjistruar, pra ata që përfitojnë kompensim të energjisë elektrike.”

 

Në total përfitues të paketës së rezistencës janë 441 mijë individë. Por në këtë shifër përfshihen edhe kategoritë në nevojë.

 

“Të gjithë familjet me ndihmë ekonomike, me aftësi të kufizuar, ata që gëzojnë statusin e të verbrit, para dhe tetraplegjikë, të cilët janë përfitues të shërbimit social shtetëror.

 

Në total fondi për indeksimin dhe paketën e rezistencës kap shifrën e 8.5 mld lekëve. Për tërheqjen e tyre s’ka nevojë as për aplikim dhe as për dokument shtesë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *