E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Pengmarrja e policëve/ Kurti përsërit thirrjen ndaj ndërkombëtarëve: Denonconi këta akte të hapura agresioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përforcuar qëndrimin e tij me një tjetër reagim lidhur me atë që i referohet si pengmarrje e tre policëve të Kosovës.

 

Reklamë

Kurti shprehet se ata janë rrëmbyer brenda kufirit të shtetit të Kosovës, ndërsa e konsideron këtë si një akt i hapur agresioni.

 

Ai bën thirrje për lirimin e tyre, ndërsa për të disatën herë kërkon reagim nga ndërkombëtarët.

 

“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, presidenti serb deklaron se policët e Kosovës janë arrestuar 1.8 km larg kufirit. Si kundërpërgjigje, Kosova ka bllokuar që automjet që vjen nga Serbia në territorin e saj duke ndaluar kështu importin e mallrave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë