E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Pengesë u bë Kosova”/ Zv.ministri rus: Asgjë e rëndësishme në takimin e ekspertëve Prishtinë-Beograd

Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksandër Grushko ka komentuar rezultatin e dialogut të ekspertëve Beograd-Prishtinë.

 

Reklamë

 

I pyetur nga mediat se çfarë mendon për rezultatin pas përfundimit të dialogut të ekspertëve Beograd-Prishtinë që u zhvillua në Bruksel më 17 shtator, Grushko tha se nuk ka pati ndonjë diskutim efektiv. Sipas tij, shkak u bë pala kosovare.

 

“Ata përsëri refuzuan të diskutojnë formimin e Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë (CSMK) përkundër kërkesës së Beogradit që kësaj çështje kryesore t’i kushtohet vëmendja e duhur. Prishtina e ka ndjekur prej kohësh këtë linjë, duke prishur vazhdimisht angazhimet e saj për krijimin e CSMK-së që nga viti 2013. Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndikojë te kosovarët.

 

Grushko u shpreh se refuzimi nga ana e Prishtinës për të kryer një shërbim të tillë, hedhin dyshime mbi efektivitetin e procesit negociues, teksa shtoi se Prishtina injoroi haptazi atë që nënshkroi vetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë