E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Peng për 250 mijë euro, arrestohen dy tiranasit

Policia ka arrestuar dy shtetas në Tiranë pasi akuzohen se kanë marrë peng njështetas nga Maqedonia e Veriut.

Forcat e rendit realizuan operacionin e koduar “Lake” duke prangosur shtetasit me inicialet A. Xh., 41 vjeç, dhe S.M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Po ashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë të Maqedonisë.

Dy tiranasit dhe strugani në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas me inicialet D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë