E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Pendarovski “flet” shqip, falenderon SHBA për ratifikimin e protokollit për në NATO

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO, ka falenderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kreu i shtetit maqedonas pas një mesazhi falenderimi në maqedonisht ka zgjedhur dhe një postim të dytë në Tëitter në gjuhën shqipe, për t’i shprehur mirënjohje Amerikës për vendimin pozitiv, ndërsa shton se partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancë, duke kontribuuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.

 

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë