Subscribe

Shtetet e Bashkuara kërkojnë përshpejtimin e integrimit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zv/Presidenti amerikan Mike Pence bëri të qartë në Podgorice se e ardhmja e rajonit është Perëndimi e se Uashingtoni do te vazhdoje te punoje fort per arritjen e këtij objektivi.

 

“Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në perëndimi. Ne rikonfirmojmë angazhimin e SHBA për ti forcuar marrëdhëniet mes Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara. Jam I kënaqur qe liderët  e Ballkanit Perëndimor i përkasin nje gjenerate te re. Ju keni mundësi te zgjidhni te gjitha problemet e se kaluarës.”

 

 Zyrtari i lartë amerikan gjatë samitit të vendeve te kartës së Adriatikut, ku merrte pjese edhe kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin në Ballkanin Perëndimor. Por sipas Pence SHBA është e vendosur ta mbajë larg Moskën.

 

“Rusia  u përpoq të destabilizojë rajonin dhe të ndajë Europën. Qëllimet ishin të qarta vitin e kaluar kur agjentët e Moskës u përpoqën të prishin zgjedhjet dhe madje edhe të vrasin kryeministrin, në mënyrë që Mali i Zi të mos ishte pjesë e NATO-s.

 

Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues ndaj Zëvendës Presidenti amerikan dha porosi per te gjithë liderët e rajonit qe ishin ne samit.

 

“Ju keni mundësi të ecni përpara, duke e luftuar korrupsionin dhe duke ndërtuar kështu qeveri transparente, të fitoni besimin e popullit përmes taksave dhe reformave të rregullta”.

 

Pence u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet te vazhdoje dhe per këtë angazhimi i Shteteve te Bashkuara do te jete i palëkundur.

 

“Ne zotohemi se do të përkushtohemi edhe më tepër që të punojmë fort për të normalizuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”.

 

Ndër të tjera zv/Presidenti i Shteteve te Bashkuara u ndal edhe tek lufta ndaj terrorizmit. Ai nënvizoi rendesine e bashkëpunimit mes vendeve per parandalimin e fenomenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *