Subscribe

Parku i madh i liqenit, i kthyer ne nje nga zonat me te frekuentuara per banoret, po pasurohet çdo dite me peme te reja.

 

“Jam shumë i lumtur sot që na është bashkuar në këtë fushatë fantastike të mbjelljeve edhe këtë vit, një mikeshë shumë e mirë, një artiste shumë e mirë, por mbi të gjitha një qytetare shumë e mirë sepse nuk mjafton të jesh vetëm artiste ose këngëtare e njohur nëse nuk je qytetare. Për një gocë që siç vrapon në skenë, vrapon nga liqeni, vrapon dhe sot për të mbjellë pemë, mikeshën tonë Anxhela Peristeri, kam vetëm mirënjohje dhe vetëm falënderim”

 

Veliaj ftoi te gjithë qytetaret dhe artistet qe t’i bashkohen nismës se bashkisë, per t’i dhënë me shume jete kryeqytetit.

 

“Patjetër që artistët mund të mbjellin pemë, patjetër që bizneset mund të mbjellin, kompanitë, por e di çfarë, çdo qytetar mund të mbjellë pemë, për ditëlindje, për sebepe, për 7-8 Marsin, për Ditën e Verës. Kemi kohë deri në prill që ky qytet të thyejë rekordin e mbjelljes së pemëve dhe pavarësisht se ka nevojë për çdo investim, por investimi më i sigurt dhe më i thjeshtë është një pemë që mbledh dioksid karboni dhe lëshon oksigjen. Një pemë që dhuron oksigjen, dhuron jetë, dhuron shëndet, është investimi që çdo familje mund ta bëjë”

 

Tirana, tha Veliaj po ndryshon dita ditës, ndërkohe qe puna per gjelbërimin e mëtejshëm të parkut te liqenit premton dhe rritjen e numrit te aktiviteteve ne ketë zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *