Ministri i Mbrojtës, Niko Peleshi, e ka cilësuar moment histori samitin e NATO-s të mbajtur në Madrid.

 

Me anë të një reagimi Facebook, Peleshi shkruan se hapja e rrugës për anëtarësimin e Suedisë 🇸🇪 dhe Finlandës 🇫🇮 në NATO, fuqizon Aleancën dhe dëshmon nivelin më të lartë të unitetit dhe kohezionit mes vendeve anëtare.

 

Postimi i Peleshit:

Samiti i Madridit, një moment i ri historik për NATO-n.

Me një qasje të re për shkurajim dhe mbrojtje, aleanca garanton paprekshmërinë e çdo cm të vendeve anëtare duke mbajtur si objektiv primar mbrojtjen kolektive.

Hapja e rrugës për anëtarësimin e Suedisë 🇸🇪 dhe Finlandës 🇫🇮 në NATO, fuqizon Aleancën dhe dëshmon nivelin më të lartë të unitetit dhe kohezionit mes vendeve anëtare.

Rusia tashmë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe paqen. Qëndrimi ndaj agresionit të pajustifikuar e të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës 🇺🇦 , tregoi raportet e vendeve më liritë themelore dhe rendin botëror të bazuar në rregulla.

Tashmë është e qartë se Kina përbën sfidën sistematike të sigurisë euro-atlantike.

Në Konceptin e Ri Strategjik NATO2030, Ballkani Perëndimor cilësohet qartësosht si interes strategjik i Aleancës #NATO.

Një takim i posaçëm i ministrave të mbrojtjes, iu dedikuar Balkanit Perëndimor. Integrimi euroatlantik i BP është garancia e vetme për paqe, siguri dhe prosperitet në rajonin tonë.

#WeAreNATO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *