Subscribe

Në kulmin e debatit mes aleatëve të qeverisë dhe një ditë para shënimit të 4-vjetorit të marrëveshjes së 1 prillit, zv/kryeministri Niko Peleshi thotë se, më e rëndësishme se vazhdimësia e koalicionit është kontrata me qytetarin.

 

“Fakti që ne kemi qeverisur për katër vite me një koalicion me LSI-në dhe po mbyllim këtë mandat do të thotë se koalicioni ka qenë i suksesshëm. Tani po flasim për një kontrate të re por për mendimin tim më e rëndësishme se kontrata mes partive është kontrata me qytetarët dhe votuesit”.

 

Duke iu referuar protestës së opozitës, numri 2 i qeverisë u shpreh se ajo dëmton vetëm Partine Demokratike dhe lidershipin e saj.

 

“Për të keqen e vet dhe të partisë. Me vjen keq kur shoh se PD qe ka lindur nga energjitë rinore të brezit tim të fillimit të viteve 90. Me vjen keq që shoh sesi imazhi i kësaj partie është duke u rrënuar. Loja politike luhet kur skuadrat ecin me të njëjtin standard. Qytetarët janë shumë pak të interesuar për lojërat politike dhe shumë të interesuar për të ardhmen e tyre.”

 

Këto deklarata zëvendës kryeministri Niko Peleshi i beri nga Kamenica e Korçës, ku mori pjese ne inaugurimin e shkollës se re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *