Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real, City, Barcelona...

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus të posaçëm...

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në makinë me...

Makina del nga rruga në aksin në Thumanë-Borizanë, 62-vjeçari...

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut rus, ishte...

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se nga janë...

Vuçiç i përgjigjet Kroacisë: Zagrebi të vazhdojë punën me...

Zgjedhjet në Gjermani, AFD kryeson bindshëm në sondazhe

Sulm me thikë në shkollë në Gjermani, ish-i dashuri...

Peleshi prezanton Xhaçkën si kandidate për deputete: Synojmë 7 mandate në Korçë

14 Mars 11:17

Partia Socialiste synon të marrë një rezultat surprizues në qarkun e Korçës në zgjedhjet e 25 prillit me 7 mandate të fituara.

Ky është objektivi i shpallur nga drejtuesi politik i qarkut, njëherësh Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi, raporton Vizion Plus, gjatë takimit prezantues të kandidates Olta Xhaçka në bashkinë e Kolonjës.

Duke vlerësuar përvojën politike, por edhe cilësitë e kandidates që është renditur e pesta në listën e kandidatëve, Ministres për Europën e Punët e Jashtme, zoti Peleshi tha se “është një vlerësim që Partia Socialiste dhe kryetari i saj, Edi Rama i bën qarkut të Korçës e për më tepër Kolonjës”.

“Lista e këtij viti ka prurje të reja që personifikojnë filozofinë e hapjes që na ka shoqëruar në të gjitha këto vite të demokracisë, me emra jo të njohur për të gjithë Shqipërinë, por në lokalitete ku jetojnë e punojnë. Duam të japim mesazhin e mikpritjes për të gjitha kontributet e listave tona. Nuk i fillojmë listat këtë herë me emra të njohur, sepse nuk duhet të tregojmë se kemi një tavan ku në rast se do të rritesh përplasesh. Jo ne nuk e kemi këtë. E kemi rrugën e hapur për të gjithë ata që punojnë me ndershmëri, arrijnë sukses në fushën e tyre dhe më pas i ftojmë të bëjnë karrierë në Partinë Socialiste, në Parlament apo në të gjitha hapësirat që kemi. Ndaj edhe Olta dhe unë jemi respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë të listës që është objektivi minimal bazik aq sa kemi sot. Ne synojmë drejt mandatit të shtatë. Unë çdo ditë e më shumë bëhem optimist që nuk është edhe aq maksimalist si objektiv, sepse kudo që shkojmë kemi një atmosferë shumë pozitive për ne”, u shpreh ministri Peleshi, gjatë takimit me strukturat në Kolonjë.

 

Nga ana e saj, ministrja Olta Xhaçka, duke vlerësuar prezantimin e drejtuesit politik të qarkut, por edhe mikpritjen në zonën ku ajo rikthehet për të kandiduar deklaroi:

 

“Ndihem vërtetë e përulur përballë fjalëve të mira që tha Niko, por edhe përballë jush për mikritjen për të bërë të pamundurën, si tani në fushatë, por edhe pas fitores, e cila do të kalojë pritshmëritë”

 

Kryetari i bashkisë së Kolonjës Erjon Isai tha se është krenari që tashmë në botë Shqipëria do të prezantohet me Ministren e jashtme, por edhe me deputeten e Kolonjës.

 

Drejtuesi politik i qarkut Niko Peleshi garantoi se investimet e nisura nga qeveria në këtë zonë siç është edhe loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë do të vijojë, duke përgjysmuar kohën për ta lidhur këtë zonë me jugun e vendit.

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Korçe Mandate Olta Xhaçka Peleshi

Nga e njëjta kategori

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 të miturve, prindërit dhe 2 fëmijë në gjendje kritike

më shumë...

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

më shumë...

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

më shumë...

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në makinë me Shpatarakun, Agasi del nesër para gjykatës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

6:11

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në...

5:57

Makina del nga rruga në aksin në...

5:44

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut...

5:40

Princ Leka dhe Blerta Celibashi zbulojnë fotot...

5:27

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se...

5:08

Fati kthehet në favorin e tyre, këto...

5:06

Vuçiç i përgjigjet Kroacisë: Zagrebi të vazhdojë...

4:44

Zgjedhjet në Gjermani, AFD kryeson bindshëm në...

4:42

Sulm me thikë në shkollë në Gjermani,...

4:31

Kremlini rrëzon pretendimet e mediave perëndimore se...

4:12

5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

3:29

Kapet me armën gati për qitje, arrestohet...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.