Subscribe

Ministri i bujqësisë paralajmëroi të gjitha supermaraketet dhe dyqanet ku tregtohen produktet per përmbajtje te vajit te palmes. Niko Peleshi tha se te gjitha subjektet do t’i nënshtrohen kontrolleve te rrepta ne funksion te rritjes se sigurisë ushqimore

 

“Kemi disa javë që kemi paralajmëruar shtimin e kontrolleve, rritjen e vigjilencës ndaj këtyre lloj prodhimeve. Besoj që nga analizat, apo nga aksioni që fillon nga sot, në supermarket nuk do të gjejmë guximtarë të operatorëve të vegjël, e theksoj, që do të mund të nxjerrin në raftet e supermarketeve apo markteve tona, produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.”

 

Ministri Peleshi siguroi konsumatorët se produktet vendase janë të sigurta dhe sipas tij, kontrollet e inspektoreve te AKU do te vazhdojnë.

 

 “Prodhimi shqiptar është shumë delikat, por unë dua t’i garantoj të gjithë prodhuesit dhe gjithë konsumatorët shqiptarë qe ne jemi shumë shpejt në standardin e sigurisë ushqimore që përkthehet me këto fjalë: Një produkt shqiptar qumësht, nënprodukte qumështi dhe ushqime të tjera, të cilat tregtohen në subjekte të licencuara markete dhe supermarkete, janë ushqime të sigurta dhe të kontrolluara me një protokoll kontrolli të vazhdueshëm nga AKU- ja”.

 

Ministri i bujqësisë u takua me operatoret qe veprojnë ne industrinë e perpunimit te qumështit. Peleshi theksoi se të dhënat e fundit dhe të analizave të kompanive, treguan se prodhimi është në standard shume të mirë dhe në nivele shumë të kënaqshme të aflatoksinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *