Subscribe

Në këto ditë mijëra njerëz janë dyndur drejt Malit te Tomorrit.

 

Më shumë se 500 mijë qirinj janë ndezur mbi varrin e “Abaz Aliut”. Besimtarët prej ditësh kane udhëtuar nga Kosova, Maqedonia dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptare drejt vendit te shenjte.

 

Ne 2416 metra mbi nivelin e detit janë kryer ritet fetare,  ndërsa njerëzit kanë zgjedhur ta kalojnë natën në majën e malit.

 

Ata shprehen se për ta ky është nje udhëtim i përvitshëm.

 

Pranë teqesë së Abaz Aliut, Baba Mondi prej disa ditësh tashmë pret dhe përcjell besimtarë te cilët ketë here kane qene edhe me te shumte se vitet e tjera.

 

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet e festës. Të gjithë pelegrinët që i bashkohen kësaj feste, bëjnë “kurban” një qengj për veten dhe familjen. Por drejtuesit e mjeteve ankohen për kushtet e vështira te rrugës.

 

 

Dita e fundit e pelegrinazhit ne mali e Tomorrit është 25 gushti, por kulimi i festimeve shënohet ne date 23.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *