Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet 2025.
Sanchez shkruan se shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në postimin e llogarisë personale në rrjetin social X.
Felicidades, @ediramaal, por la contundente victoria del Partido Socialista en las elecciones.
Los albaneses respaldan mayoritariamente los esfuerzos para que Albania se sume a la Unión Europea.
Enhorabuena.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) May 13, 2025
Nga ana e tij kryeministri Rama ka falënderuar kryeministrin spanjoll për urimin dhe mbështetjen e këtij të fundit për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Me gjithë zemër, faleminderit vëllai im i dashur në këtë betejë. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën periudhë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të PSOE-së dhe të Internacionales Socialiste, duke pasur gjithashtu mbështetjen tënde të çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Përjetësisht mirënjohës”, përgjigjet Rama.
/vizionplus.tv





